“Mendoj se të dua!”/ Donald Veshaj bën dedikimin e parë për Beatrix Ramosajn

Te rekomanduara

Shperndaje

Në mediat sociale po flitet shumë rreth ndarjes së Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt menjëherë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. E kur të gjithë presim një reagim nga aktori ai duket se nuk ka ndërmend të prononcohet për këtë temë.



Megjithatë, fansat janë të mendimit se një këngë që ai ka publikuar së fundmi në Instastory është mesazh për Beatrix.Donaldi ka ndarë me ndjekësit e tij një video ku fokuson atletet teksa ndodhet në makinë. Mirëpo vëmendje nuk kanë marrë  atltetet e tij por kënga që luhet në sfond.

Bëhet fjalë për këngën “Know You” nga Simi dhe Ladipo dhe në tekst thuhet:

Dëshiroj vërtet të kaloj një fundjavë (baby)/ Për të të treguar këtë gjë që po ndiej (ohh po)/ Por vërtet nuk të njoh aq mire/ Ne mund të shkojmë atje nëse ti dëshiron të më kesh, nuk e di (oh jo)/ Pse mendoj se te dua. Kur nuk të njoh aq mirë”.

Vlen të theksohet se Donaldi e ndjek ende Beatrix në Instagram ndonëse ajo e ka hequr. Nuk dihet sa mundësi ka që ata të rikthehen bashkë, por së fundmi Monika Luboja që ka qenë e afërt me të dy tha se mund të ketë një dritë jeshile.

Beatrix nuk ka reaguar më rreth asaj çfarë po ndodh. Pak ditë më parë ajo postoi një status ku i kishte vendosur një kryq fjalisë “No fake stories” (Jo histori të rreme”), fjali që ishte si “moto” e lidhjes së tyre. Madje, Donaldi stampoi një bluzë me foton e tyre dhe këtë fjali krah saj kur ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. “Ja tek e keni, e rregullova,” shkruan ajo – pra “histori false” – shoqëruar me një emoji duke qeshur dhe një tjetër që nënkupton të qenit aktor, pra jo i vërtetë.

Ajo jo vetëm ka hequr Donaldin dhe Romeo nga ky rrjet social por po ashtu fshiu edhe videon e që postoi rreth surprizës që i bëri Donaldit në finale në “Big Brother VIP”.

spot_imgspot_imgspot_img