Ardit Gjebrea sekser i Ilir Metës, udhëtime të dyshimta në Maltë dhe Qipro

Te rekomanduara

Shperndaje

Moderatori aq i dashur për publikun shqiptar, Ardit Gjebrea, është një nga sekserët kryesor dhe të konsoliduar të rrethit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Gjatë periudhës 2009-2017, por sidomos pas vitit 2017, Gjebrea trokiste në dyert e zyrave të ministrave dhe drejtorëve të LSI-së si të ishte vetë Mona.



Vizitat e tij në orare të përshtatshme dhe të papërshtatshme, sidomos në zyrën e ish-ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto, ishin të zakonshme dhe nuk habisnin askënd.

Për disa drejtorë dhe ministra të LSI-së, shfaqja e Ardit Gjebreas në zyrat e tyre ishte kthyer në një bezdisje të madhe e makth, kurse disa të tjerë, pritjen e moderatorit e konsideronin një detyrë e obligim prioritare partie.

Po ç’punë kishte Ardit Gjebrea që hynte dhe dilte nga zyrat ministrave dhe drejtorëve të ndërmarrjes së Metës dhe Berishës?

Sigurisht që Ardit Gjebrea nuk shkonte për të kompozuar këngë, reklamuar apo aspekte që lidhen me punën e tij si moderator.

Ai shfaqej në ato zyra në rolin e sekserit, me kërkesa të ndryshme për qoka, ndere, favorizime të personave të caktuar. Sigurisht gjithnjë shfaqej me autorizimin e pashkruar të Metës dhe Monikës.

Të dyshimta janë edhe disa udhëtime të Gjebreas në Qipro dhe Maltë, dy parajsa fiskale ku dyshohet se Ilir Meta dhe politikanë të tjerë kanë fshehur një pjesë të parave të korrupsionit. Nuk dihet nëse Meta mund ta ketë përdorur moderatorin si korrier për të dërguar jashtë vendit paratë e tij të pista.

Moderatori pranë Metës ka një afeksion të çuditshëm ndaj krimit. Në vitin 2016, Gjebrea u investua duke i bërë një intervistë Marjan Rrokut, vrasësit të nënë e bijë, i dënuar me burgim të përjetshëm, një përpjekje lobuese kjo për të lehtësuar pozitat e Rrokut. Aktualisht, Gjebrea reklamon bananet e bosit të kokainës, Trifon Muratajt.

spot_imgspot_imgspot_img