Beniada takohet sërish me personazhin që ajo vetë e bëri të famshëm

Te rekomanduara

Shperndaje

Beniada, bukuroshja që bëri për vete gjithë audiencën gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”, na ka bërë të njohur me historinë që lidh atë me qytetin e Shijakut.
Ajo ka treguar gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, se në Shijak ka kaluar fëmijërinë e saj dhe se është shumë e lidhur me një nga të afërmit që jeton ende atje.
Takimi që ajo zhvilloi në shtëpi me Daja Pashukun, të cilin ajo e përshëndeste çdo ditë nga ekrani, shkaktoi lumturi tek të gjithë. Raporti i tyre ishte mjaft i ngushtë dhe dukej se Beniada ishte mbesa e preferuar e tij, të cilën për shkak të distancës, nuk kishte mundur ta shihte dhe aq shpesh.
Duket se Beniada e respekton për mrekulli traditën tonë, pasi mes shumë obligimeve të momentit që ajo ka, ditën e djeshme ka ikur në Shijak për të vizituar te afërmit e saj.
Modelja e shquar për pozat e saj nudo, ka nisur karrierën si moderatore në Shqipëri e duket se nuk ka ndërmend të largohet më për në Itali.



spot_imgspot_imgspot_img