Si e “zhvirgjëroi” Bora Zemani kandidatin për kreun e FSHF-së Dritan Shakohoxhën

Te rekomanduara

Shperndaje

Deri ditën kur njohu nga afër Bora Zemanin, Dritan Shakohoxha mbante statusin e burrit të paepur përballë shigjetave të Kupidit, flakëve joshëse të vajzave të ekranit dhe çdo tundimi drejt mëkatit të ëmbël.

Madje, kur Armand Duka e merrte me vete në turnetë erotike dhe festat e çmendura jashtë vendit, kamufluar me evente sportive, Shakohoxha refuzonte të bëhej pjesë e lojërave seksuale, haremeve dhe mbas orgjive ku e ftonte Armando Duka.



Kreu i FSHF-së Armand Duka, krahas Shakohoxhës, merrte nga Tirana konkubina, të cilat i bashkonte me të huaja, duke krijuar kështu një harem në lëvizje nëpër Evropë.

Shakohoxha qëndroi gjithnjë stoik brenda korrnizave të aspektit sportiv, duke refuzuar çdo ftesë të Dukës, për t’u argëtuar me vajzat, të cilat i silleshin rreth sulltanit të FSHF-së.

Kalaja mbrojtëse e Shakohoxhës u lëkund dhe më pas u dorëzua, kur njohu Bora Zemanin. Ishte pikërisht Shakohoxha, i prangosur nga sytë e saj, ai i cili e futi Borën në botën e televizionit.

Shakohoxha e mori për dore dhe futi në Top Channel.

Por, duket se zjarri i dashurisë ishte i njëanshëm, pasi Bora Zemani e pa Shakohoxhën vetëm si një shkallë në karrierën e saj. Shumë shpejt Bora kapi dhe ngjiti shkallë të tjera, ndërsa Shakohoxha u kthye në korrnizat e mëparshme.

Do të duheshin disa vite që Shakohoxha, sot kandidat për kreun e FSHF-së, të lëkundej edhe një herë, tashmë nga Lei Kraja, një modele shqiptare e cila prej vitesh ka jetuar në Amerikë, por që vendosi të kthehej në Shqipëri duke ndjekur pasionin e saj, televizionin.

Njohjen me Shakohoxhën, Lei e ka nisur që në periudhën kur ajo u bë pjesë e “Supersport” dhe programacionit të Digitalb ku emisionet sportive udhëhiqeshin pikërisht nga Dritan Shakohoxha.

Mesa duket aty kanë lindur flirtet e para midis Lei Krajës dhe Shakohoxhës ku më pas janë konkretizuar në një marrëdhënie, e cila së fundmi ka avancuar në bashkëjetesë.

Nga ana tjetër, sipas burimeve të afërta, Shakohoxha ka nisur proçeduarat e divorcit me bashkëshorten e tij, Miranda. /PRAPASKENA

spot_imgspot_imgspot_img