A quhen të thyera dhe pse akoma nuk kanë rënë? Pyetja rreth pjatave, që i kuriozoi të gjithë

Te rekomanduara

Shperndaje

Hiqni nga dora çfarëdo që jeni duke bërë, kemi një situatë interesante për ju! Një grua ka postuar një foto të dollapit “të pamundur për t’u hapur” dhe ka shprehur nevojën për këshillë sesi mund të vepronte në mënyrë që pjatat mos të thyheshin.



“Një dollap që nuk hapet kurrë”, ka shkruar në postim. Natyrisht, nuk mund të thuash kurrë një fjalë si ‘kurrë’ në internet sepse menjëherë pas postimit, ushtria e internautëve zemërmirë u hodh (16,000 reagime dhe 456 komente) për ta ndihmuar këtë zonjë që t’i siguronte pjatat e saj.

Komentuesit janë ndarë në kampe ku njëra palë shprehte se pjatat mund të konsiderohen të thyera për aq kohë sa në momentin e parë që dollapi hapet, ato do thyhen. Pala tjetër u përpoq të jepte këshilla nga më të çuditshmet.

Dikush tha: “Është çështje ekonomike. Nëse pjatat janë të lira, hape dollapin. Në të kundërt, thyej xhamin në të djathtë dhe nxirri që aty.”

Një komentues dha përgjigjen më komike: “Ndërto një shtëpi krejt të ngjashme me shtëpinë aktuale me ndryshimin e vetëm që pjatat të jenë të vendosura drejt. Pas kësaj, bëji ‘delete’ shtëpisë së vjetër.”

“Përmbyt shtëpinë dhe më pas hap dollapin pa problem, nuk ka rrezik”– shkroi një tjetër.

Komenti epik ishte ai ku shkruhej: “Shite në muzeum dhe emërtoje ‘Ngrirë në kohë’”, dhe të gjithë qeshën me të.

Fotoja është reale dhe e shkrepur në Tottori, Japoni pas një tërmeti.

spot_imgspot_imgspot_img