“Thumbimi” i Borës drejtuar Monikës që askush se kuptoi

Te rekomanduara

Shperndaje

Puntata e natës së mbrëmshe në “Për’puthen Prime”, nuk do ishte si gjithë të tjerat, duke rezervuar për herë të parë një përballje “thumbuese” mes moderatores së programit, Bora Zemanit dhe ish-banores së “Big Brother Vip”, Monika Lubonjës, këtë herë në poltronin e opinionistes.
Përgjatë qëndrimit të saj në “BBV”, Monika ka shprehur simpati për çiftin Donald-Beatrix, duke u bërë kështu automatikisht një kundërshtare e Borës. Si të mos mjaftonte kjo, Monika ka zhvilluar debate të ashpra dhe me mikeshën e Borës, Semi Jaupajn.
Në momentin e hyrjes së opinionistëve të natës, Bora i ka përshëndetur të dy ngrohtësisht ku të parit i’a ka dhënë fjalën Arjon Muçës. Ndërkohë pyetja e Borës drejtuar Monikës ka qenë mjaft tendencioze ku mesa duket as aktorja vetë nuk e ka dalluar në atë moment.



Bora: Edhe të mendosh Monika sa vështirësi kalojnë në këtë program edhe po prap nuk dorëzohen, janë aty për njëri-tjetrin deri në fund fare. A është kjo një provë shumë e madhe?

Monika: Po kjo është prova më e madhe që ata kanë edhe gjatë javës edhe gjatë ditëve, mua më kanë pëlqyer dhe emocionet. Dashuria është gjëja me ë bukur dhe si e tillë duhet të triumfojë, është kënaqësi kur i shikon këto të rinj që e përmbushin veten e tyre.

Frazën “provë e vështirë”, Monika duket se e ka përdorur shpesh herë brenda shtëpisë së “Big Brother”, duke i’u referuar kështu çiftit Donald-Beatrix.
Ndërkaq, nëse hedhim një sy në Instagramin e Borës dhe Monikës, shikojmë se aktorja e ndjek ish-partneren e Donald Veshaj ndërsa Bora ka zgjedhur mos të bëjë të njejtin veprim, duke lënë të kuptohet se ka hatërmbetje me të.

spot_imgspot_imgspot_img