Anuloi koncertin Qipro për arësye shëndetësore, dyshime mbi shtatzëninë e mundshme të Eleni Foureira

Te rekomanduara

Shperndaje

Shumë ndjekës aluduan se këngëtarja mund të jetë në ‘pritje të ëmbël’



Këngëtarja e njohur, Eleni Foureira është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo anuloi një koncert në Qipro për shkak të gjendjes shëndetësore.

“Fatkeqësisht, për arsye shëndetësore, paraqitja e Eleni Foureira në Nava Seaside të premten më 22 korrik nuk do të mund të bëhet. Ekipi i Kinky Nights i uron asaj shërim të shpejtë. Kinky Party do të vazhdojë normalisht dhe ne do të jemi në kontakt sërish për rezervime”, thuhej në një postim në Instagram.

Mirëpo, shumë ndjekës aluduan se këngëtarja mund të jetë në ‘pritje të ëmbël’. Por Eleni ka zgjedhur që të shuajë të gjitha dyshimet me anë të disa fotove.

Këngëtarja e famshme nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën shqiptare. Madje, nëpër intervista ajo ka treguar edhe momente të vështira nga fëmijëria e saj.

“Erdha në Greqi për shkak të luftës civile në Shqipëri. Isha rreth 8-9 vjeç. Nga fëmijëra mbaj mend vetëm kujtimet e bukura, ndërsa jam munduar të fshij momentet e këqija, si lufta civile. Babai im në atë kohë punonte në Greqi për të fituar para. Ai na dërgoi në taksi për të na sjellë në Greqi dhe atë ditë nuk e kam harruar kurrë. Në Shqipëri nëna ime ishte vetëm, me 4 fëmijë të mitur. Nëna ime mbante një armë gjahu në shtëpi dhe mbasditeve qëllonte në ajër për të treguar se kishte armë që ne të mos rrezikoheshim. Ishte një heroinë. Kur mami më tha që do largoheshim nuk doja, ishte e vështirë për mua. Ditën kur dola nga shtëpia fillova të qaja,”– ka thënë më herët Eleni Foureira.

spot_imgspot_imgspot_img