‘Kepi i Tundimeve’ një dështim? Komentet tejet negative

Te rekomanduara

Shperndaje

Në një episod 40 minutësh që nuk u kuptua struktura apo të prezantoheshim më shumë me personazhet, disa prej tyre, Atdheu dhe Fatjoni, të ricikluar nga formati tjetër ‘Përputhen’



Ka nisur tashmë emisioni më i ri “Kepi i Tundimeve” dhe komentet nuk kanë munguar.

Emisioni nga Olsa Muhameti na sjell 10 të rinj të pashëm të cilët do jetojnë së bashku dhe duhet t’u rezistojnë tundimeve.

Por shumica e komenteve nuk ishin aspak pozitive dhe këtë e kanë shprehur në një bisedë virtuale që Olsa bëri me ndjekësit e saj.

Ata i cilësuan të gjithë k**va dhe se nuk e di kush do e shohë këtë program.

“Pse moj zemër flet kështu? Ku e konstatove ti, se janë veshur me rrobabanjo apo se flirtuan me disa djem?! Dhe vajza stop etiketuat njëra – tjetrën me epitete kaq të shëmtuara”- ishte përgjigjja e Olsës.

Jo vetëm që nuk pamë asgjë të re nga emisioni por ishte një imitim super të keq të versionit anglez “Too Hot to Handle”. Kjo shihet në çdo detaj, duke nisur nga këndi i kamerës, personazhet dhe mënyra se si ata flasin dhe japin komentet e tyre.

E nëse do na duhet të flasim për komentet, këto të fundit lenë shumë për të dëshiruar. Komente vulgare aspak të përshtatshme për një format i cili transmetohet në një televizion publik dhe shihet nga fëmijë të të gjitha moshave.

“Netflix” këto lloj formatesh i transmeton vetëm në platformën e tij për të cilën duhet të paguash për të patur akses.

Si rrjedhojë jo të gjithë mund të kenë akses, sidomos fëmijët pasi opsioni “parental control”, i pengon ata të shohin emisione jo të përshtashme për moshën e tyre.

Në një episod 40 minutësh që nuk u kuptua struktura apo të prezantoheshim më shumë me personazhet, disa prej tyre, Atdheu dhe Fatjoni, të ricikluar nga formati tjetër ‘Përputhen’.

spot_imgspot_imgspot_img