Sipas sondazhit të revistës turke, ky është çifti më i bukur i telenovelave

Te rekomanduara

Shperndaje

Sondazhi global i ‘Nubia Magazine’ për aktoren më të bukur turke të vitit 2022 ka përfunduar. Qëllimi kryesor i këtij sondazhi është për të renditur dhe përzgjedhur aktoret femra më të bukura në industrinë e filmave turk.



Më shumë se dhjetë aktore u nominuan dhe u promovuan te fansat e bukurisë dhe filmave në mbarë botën për të renditur dhe zgjedhur se cila aktore është më e bukura.

Hande Erçel është zgjedhur si aktorja më e bukur turke e vitit 2022 bazuar në votat e miratuara të mbledhura nga gjithsej 51 vende në mbarë botën. Shumica e votave ishin nga vende si; Spanja, Turqia, Italia dhe Brazili.

Por a jeni kuriozë të dini se kush e ka zënë vendin e parë si aktori më i mirë mashkull në Turqi? Kerem Bürsin, ish i dashuri i Hande ka zënë vendin e parë në listën e aktorëve më të bukur dhe më të pashëm të vitit 2022.

Dyshja luajtën së bashku në serialin “Sen Çal Kapımı” dhe e kthyen në dashuri miqësinë e tyre të nisur në xhirime edhe pse tashmë dyshja nuk janë më bashkë. “Dashuria është në ajër” rrëmbeu zemrat e gjithë shqiptarëve, ku ish-çifti i dhanë jetë përkatësisht Edës dhe Serkanit.

Për shumë kohë tashmë, ka pasur spekulime se Hande Erçel dhe Kaan Yıldırım janë në një lidhje dashurie së bashku. Deri tani nuk ka pasur asnjë deklaratë të vetme nga dyshja në lidhje me këtë temë.

spot_imgspot_imgspot_img