Aida e BB2 i merr të dashurin Elvana Gjatës

Te rekomanduara

Shperndaje

Tani që ka hapur një qendër bukurie, ‘daroviti’ disa media për t’i bërë reklamë dhe thuhet se vazhdon ta bëjë rrugën e Kosovës, pavarësisht të ardhurave që nuk i mungojnë



Mbase jo çdokujt i kujtohet Aida Troka, vajza nga Burreli që hyri si banore në shtëpinë e Big Brother, sezoni i dytë.
Me të dalë nga shtëpia ku mori famë, Aida u lidh me djalin e një ish biznesmeni të suksesshëm, konkretisht me Gjergj Skëndajn.
Më pas, miqtë që e njohin, e dinë se Aida u largua drejt Kosovës me synime shumë të qarta: të pasurohej.
Tani që ka hapur një qendër bukurie, ‘daroviti’ disa media për t’i bërë reklamë dhe thuhet se vazhdon ta bëjë rrugën e Kosovës, pavarësisht të ardhurave që nuk i mungojnë. (Jo për gjë, po shoqëria me Shkënda Dubovën i ka shërbyer jo pak.)
Me një paraqitje totalisht të re, aq sa nuk njihet më asgjë nga Aida që ka qenë, ish banorja e BB2 ka edhe një të dashur të ri. As më pak e as më shumë, po Ervin Matën.
Buçkoja njihet si i dashuri i Elvana Gjatës, por mesa duket kohët e fundit paska ‘ndërruar dorë’. Vini thonë se është parë shpesh me Aidën, shumë ngushtësisht. Mbase edhe i ‘jep një dorë’ me biznesin e bukurisë që ajo ka që në 2018-n./ Pamfleti Magazine

spot_imgspot_imgspot_img