“Babai ishte njeriu të cilit kisha më shumë vështirësi t’ja thoja”, Einxhel rrëfen si u prit lajmi i shtatzanisë së saj nga familjarët 

Te rekomanduara

Shperndaje

Pak ditë më parë gazetarja Einxhel Shkira vendosi të ndajë me publikun lajmin e ëmbël se ajo dhe Dagz janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, lajm i cili qarkullonte prej kohësh në rrjet. Mirëpo, situata në fillim duket se nuk ka qenë dhe aq e lehtë për Einxhel, kur i’u desh që lajmin ta ndante me familjarët.  



Në një intervistë për “Pushime on Top”, Einxhel ka treguar se vështirësia më e madhe ka qenë për t’ja dhënë lajmin babait të saj.  

“Isha pak e ndrojtur dhe skeptike sepse asnjëherë babi nuk ka kërkuar nga unë që unë të jem vajza që fejohet, martohet, bën fëmijë. Asnjëherë nuk më ka ushtruar presion dhe ndoshta nuk e ka konceptuar që do ndodhi kaq shpejt. Ishte një moment shumë emocionues dhe mbase më i vështiri që unë ta ndaja me të këtë lajm”, ka thënë finalistja e “Big Brother VIP.”

Ndërkaq, Einxhel ka shprehur se në lidhje me anën profesionale, ajo është në diskutime të hapura me produksionin e Top Channel dhe sigurisht pritet të vijë dicka, ndërsa Dagz mbetet ende i angazhuar intensivisht me muzikë.  

Kujtojmë se cifti Einxhel- Dagz janë sulmuar nga publiku dhe banorë të shtëpisë gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP”, për lidhje jo të vërtetë. Menjëherë pas përfundimit të spektaklit, cifti e ndau lidhjen e tyre mes Tiranës dhe Prishtinës, duke krijuar një raport të konsoliduar.  

spot_imgspot_imgspot_img