E penduar për dokumentarët në lidhje me varësinë e saj ndaj lëndëve narkotike, Demi Lovato thotë se ndihet “e neveritur”

Te rekomanduara

Shperndaje

Në një intervistë të fundit për revistën ‘Alternative Press’ ku promovoi albumin e saj të fundit ‘Holy F*ck’ , Lovato foli për ndjesitë e saj ndaj dokumentarëve që ka publikuar gjatë gjithë karrierës në lidhje me varësinë ndaj drogës, disa prej të cilave ajo pretendonte më parë se ishin filmuar ndërsa ajo nuk ishte e vetëdijshme.



Pas “Stay Strong” të 2012-ës, “Simply Complicated” të 2017-ës dhe “Dancing with the Devil” të 2021 – të albumit “Unbroken”, 30- vjeçarja u shpreh për median se nuk do të xhirojë një tjetër dokumentar së shpejti.

“Sinqerisht, më vjen për të vjellë kur shikoj veten time dhe mendoj se edhe njerëzit e tjerë ndoshta ndihen kështu”, u shpreh këngëtarja. “Dhe nëse jo, atëherë ata mund të shikojnë videot e mia muzikore.”

Kantautorja e hitit “29”, e cila është shtruar në rehabilitim disa herë për abuzimin me substancat, çrregullime të të ngrënit dhe shqetësime për shëndetin mendor, tashmë është rikthyer sërish në jetë. “Dancing With the Devil” dokumentoi përpjekjen e Lovatos për të qenë “jo e droguar në Kaliforni”, e cila filloi në mars 2021 dhe përfundoi në dhjetor të të njëjtit vit me një tjetër qëndrim në një qendër trajtimi.

“Do të doja të kisha pritur derisa të kuptoja më shumë nga vetja sepse tani gjërat janë sheshuar,” tha Lovato përpara se të sqaronte marrëdhënien e saj aktuale me substancat. “Qëndrimi esëll është ajo që funksionon për mua dhe asgjë tjetër.”

Lovato mund të mos ketë interes për të filmuar një tjetër dokumentar për momentin, por ata do të dëshironin të vazhdonin të ndajnë udhëtimin e tyre me botën në formate të tjera, ndoshta një intervistë ose autobiografi: “Historia ime nuk ka përfunduar, kështu që unë dua të jem në gjendje ta tregoj deri në momentin kur të kem shkruar një libër, “OK, unë jam rritur”.

spot_imgspot_imgspot_img