Feston 60 vjetorin e lindjes duke lundruar mbi një kungull për 11 orë e gjysmë

Te rekomanduara

Shperndaje

Një i moshuar në SHBA ka kremtuar ditëlindjen e tij në një mënyrë rë pazakontë. Ai ka bërë një udhëtim nëpër lumin Misuri, por në vend të barkës ka lundruar me një kungull të madh, me saktësisht me peshë 384 kg. Duane Hansen nga Nebraska ka mbushur 60 vjet, dhe këtë udhëtim njëherësh ka arritur rekordin botëror për lundrim në distancën më të madhe deri më sot me një kungull.



Ai vendosi ta vërë kungullin në ujin e lumit Misuri, dhe me të lundroi për 61 km. Hansen shihet në video duke lundruar me kungullin të cilin e quajti Berta. Hansen me këtë lundrim arriti edhe rekord. Ai u regjistrua në librin e rekordeve botërore Gines për lundrimin më të gjatë me një kungull.

Pas arritjes së rekordit, Hansen për media tha se ka lundruar poshtë lumit Misuri me kungull, dhe nuk është ngritur për asnjëherë nga ai.

Hansen ka thënë se akoma i dhembin këmbët për shkak të qëndrimit të keq. Ai po ashtu ka thënë se nuk do të provonte më diçka të tillë, sepse është e vështirë.

60 vjeçari Hansen, këtë sfidë e provoi dhe arriti rekordin me rastin e kremtimit të ditëlindjes së tij të 60-të.

Ai filloi të lundrojë në ora 7 e gjysmë të mëngjesit, ndërkaq përfundoi në ora 18 e 30. Ideja për këtë i lindi një ditë kur vizitoi Ohajon, dhe atje pa një person duke provuar të arrijë rekordin e njëjtë, por që nuk ia doli si ai.

Hansen në këtë udhëtim e xhiruan familjarët e tij, sipas të cilëve, por të mos regjistrohej në video, nuk do të kishte pasur aspak dobi.

spot_imgspot_imgspot_img