Iu kundërvu mediave pse ‘e ndanë’ padrejtësisht nga e dashura, Art Abazi pranon realitetin dhe kërkon ndjesë

Te rekomanduara

Shperndaje

“Të “ndarë” nga mediat padrejtsisht, të bashkuar prej vitesh përjet’sisht”.



Kështu i mohoi më herët zërat për ndarje nga partnerja këngëtari i njohur Art Abazi. Mirëpo, s’vonoi shumë dhe situata ndryshoi sërish.

Arti, që duket se deri tani s’e kishte pranuar ende me veten e tij ndarjen, më në fund e konfirmoi.

Rrugët e tyre janë ndarë, ndaj një postim sqarues erdhi në Instagram.

“Përmes këtij postimi i kërkoj falje mediave për reagimin e paarsyeshëm që unë kam bërë ndaj tyre dhe gjithë njerëzve që më kanë ndjekur virtualisht gjatë gjithë këtyre ditëve e të cilët ndoshta edhe i kam zhgënjyer për një moment pa dëshirën time. Sidoqoftë, e vërteta qëndron në faktin që unë dhe ish-partnerja ime kemi vendosur t’i ndajmë rrugët për t’i kontribuar qetësisë dhe të ardhmes sonë.  Kur ndarjet ndodhin pas shumë vitesh bashkim, jo gjithmonë emocionet kontrollohet lehtë. Andaj, duke ju falenderuar që na keni dhënë rëndësinë tuaj, ju përqafoj sinqerisht!”- shkroi Arti.

Arti  ka qenë i fejuar me balerinën që quhet Rreze dhe dyshja shpesh publikonin foto me njëri tjetrin në rrjete sociale.

Kujtojmë që Art Abazi i bëri dhe një propozim Rrezes kur ata ndodheshin në Itali në muajin shkurt të këtij viti.

spot_imgspot_imgspot_img