“Më kërkoi të bëja botoks kundër dëshirës time”, Sharon Stone rrëfen për Vogue arsyen përse u nda nga partneri i saj

Te rekomanduara

Shperndaje

Epo paska dhe kështu! Në kopertinën e saj të shtatorit 2022 për Vogue Arabia, bukuroshja 64-vjeçare e “Basic Instinct” zbuloi se kohët e fundit ishte në një lidhje me një burrë më të ri, i cili e ndau aktoren pasi ajo refuzonte vazhdimisht të bënte injeksione botoks për zhdukjen e rrudhave.



Në intervistë ajo tha: “Ndoshta do të ishte shumë mirë për egon tuaj dhe timen nëse do ta bëja”.

“E takova edhe një herë pas kërkesës që më bëri dhe më pas ai nuk ishte i interesuar të më shihte më”, tha Stone për revistën.

Ylli i “Total Recall” përdori injeksione në të kaluarën përpara se t’i linte ato përgjithmonë dhe u hap me publikun për historinë e saj “të dhimbshme” me trajtimin.

“Ka pasur periudha në super famën kur mora botox dhe filler dhe gjëra të tjera, dhe më pas pata këtë goditje masive dhe një hemorragji në tru nëntë ditë dhe më duhej të bëja mbi 300 injeksione me botox dhe filler për të bërë njërën anë që fytyra të ngrihej përsëri,” kujton ajo.

Përvoja afër vdekjes, shtoi ajo, ndryshoi konceptin e Botox-it nga “luksi i lezetshëm në një lloj nevoje neurologjike masive dhe të dhimbshme”.

spot_imgspot_imgspot_img