‘Mendimi im për çiftin Bora-Donald, njësoj si për Xhinën dhe Benin’, Aulona Musta përgjigjet për dyshen  

Te rekomanduara

Shperndaje

Aq të shqetësuar janë njerëzia për lidhjen mes Donaldit dhe Borës, sa i kërkojnë mendim Aulona Mustës për çiftin.



“Mendimi im për çiftin Bora Donald është i njëjtë si për çiftin Tefta Mondi, Laureta Klaudio, Xhina Beni, dhe çdo çift tjetër në rruzullin tokësor!!!

Lërini njerëzit të bëjnë ç’të duan në marrëdhëniet e tyre!!!

Ky është i vetmi mendim!

Pse duhet të kem unë një mendim për marrëdhënien e tyre? Dhe nëse unë e kam një mendim? Përse duhet të themi me zë të lartë mendimet që ne kemi për një çift, cilido qoftë ai çift, nëse nuk vijnë ata të na pyesin: çfarë mendimi keni për ne, ju lutem?

Lërini njerëzit rehat të jetojnë marrëdhëniet e tyre siç duan. Do ishte shumë më mirë të shikonim, mendonim e analizonim me aq imtësi marrëdhëniet tona, sesa marrëdhëniet e botës”, ka shkruar Aulona.

spot_imgspot_imgspot_img