Në lidhje me një transgjinor? Thashethemet për sportistin Mbappe’ mbushin kopertinat

Te rekomanduara

Shperndaje

Sipas medias italiane ‘Corriere dello Sport’, Mbappé dhe Ines Rau janë takuar me njëri-tjetrin për disa muaj dhe thuhet se janë parë bashkë gjatë Festivalit të Filmit në Kanë këtë vit. Më pas, çifti i përfolur u pa në një jaht.



Sulmuesi i Paris Saint-Germain (PSG), Kylian Mbappé është një nga lojtarët më të përfolur të futbollit, duke përfshirë edhe gjëra jashtë fushës, si për shembull lidhjet e dashurës. Pasi u raportua se u nda nga aktorja Emma Smet, tani thuhet se është në një lidhje me modelen e famshme transgjinore Ines Rau.

Sipas medias italiane ‘Corriere dello Sport’, Mbappé dhe Ines Rau janë takuar me njëri-tjetrin për disa muaj dhe thuhet se janë parë bashkë gjatë Festivalit të Filmit në Kanë këtë vit. Më pas, çifti i përfolur u pa në një jaht.

Ndonëse nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nëse Mbappé dhe Ines Rau janë çift, thashethemet kanë ngjallur një interes të jashtëzakonshëm mes tifozëve të PSG.

E lindur në vitin 1990 në Paris nga prindër algjerianë, Ines Rau njihet si modelja e parë transgjinore që u shfaq në kopertinën e revistës Playboy. Në moshën 16-vjeçare, ajo iu nënshtrua një operacioni për të ndryshuar seksin, por e mbajti të fshehtë deri në moshën 24-vjeçare përpara se të dilte në publik me historinë e saj.

Në vitin 2018, ajo publikoi librin autobiografik me titull “Woman” (Grua), ku përshkruan transformimin nga burrë në grua. “Ndjej se shpirti im më në fund është i lirë, sikur të ishte hapur dryni që më mbajti të mbyllur për kaq shumë kohë. Këtë herë, unë jam plotësisht një grua,” shkroi ajo.

spot_imgspot_imgspot_img