Nga roli si deputete dhe deri tek rikthimi i tumorit, rrëfehet Adriana Matoshi

Te rekomanduara

Shperndaje

Deputetja kosovare Adriana Matoshi ka qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes për stilin e saj të guximshëm në kuvend, lidhjes me futbollistin 19 vite më të vogël se ajo apo rikthimi për herë të dytë i tumorit në tru.



Aktorja ka folur së fundmi pa ‘doreza’ për jetën e saj dhe angazhimin në politikë. Një periudhë shumë e vështirë ne jetën e saj ishte vitin që lam pas, kur u diagnostifikua për herë të dytë me tumor në tru.

Adriana ka rrëfyer momentin kur zbuloi se ishte rikthyer tumori në tru. Deputetja u shpreh se ajo u përpoq ta merrte qetësisht dhe duke ia lënë në dorë të Zotit, ndërsa tregoi se mikesha e saj ishte personi që e përjetoi më së shumti sëmundjen e aktores.

“Në fakt, më shumë e ka përjetuar shoqja ime Genta. Unë kam qeshur edhe i kam thënë: “Na doli një rrugë me pushu pak”. E kam marrë me shumë qetësi edhe kam thënë Zoti i di punët e veta dhe ç’është e shkruar të ndodhë, do të ndodhë. Kam dashur t’i kem me vete njerëzit që më bëjnë të qesh dhe të gjithë ditët e kontrollove kanë shkuar me të qeshura me shoqet e mia. Shokët e mi talleshin me mua që kësaj radhe duhet të koncentrohem për me vdek, por unë kam qeshur me lot”- rrëfeu ajo për “Revista Class”.

“I jam shumë falënderuese Zotit për forcën që më dha, por edhe shumë mirënjohëse doktor Petrelës bashkë me stafin e tij që më dhanë jetë për së dyti, edhe shoqeve të mia gjithashtu; Gentës, Timës dhe Arbrit, dhe gjithë shoqërisë sime shumë të madhe që me mesazhe dhe vizita ma kanë mbajtur disponimin në qiell”- përfundoi Matoshi.

E pyetur se për çfarë do ta linte pas karrierën e saj dhe politikën ajo u shpreh:

“Për një shtëpi në mal, afër një liqeni, për natyrën, për një qetësi”.

Mirëpo aktorja i ka habitur të gjithë kur u shpreh se nuk është e aftë të bëjë politikë të mirëfilltë. Teksa u pyet nëse ka menduar ta lë politikën Adriana tha se momentalisht nuk e ka në plan por nuk i dihet të ardhmes.

”Unë nuk di të bëj politikë. Unë di të ndihmoj njerëz, të dëgjoj ankesat dhe kërkesat e tyre. Pastaj, insistoj për ato gjëra, por nuk është që nuk kam bërë asgjë. Jam shumë e fokusuar tek dhuna në familje, tek femijët e sëmurë, tek komuniteti artistik, por mos u habitni që jam e re në këtë rreth.

Fillimisht, më është dashur t’i mësoj disa terma që nuk i kam ditur e dalëngadalë kam bërë edhe punë të mira. Për momentin nuk kam menduar ta lë, të ardhmen nuk e di, aty vendos populli”.

spot_imgspot_imgspot_img