Një nivel i ri deluzioni, Kim Kardashian bën modifikimin më të çmendur në foton e saj të fundit

Te rekomanduara

Shperndaje

Duket se Kim Kardashian nuk ka të ndaluar kur vjen puna në “Photoshop”, dhe këtë sapo e vërtetoi që mania e saj për të modifikuar fotot, arriti një tjetër nivel.



Gjithçka u bë virale në TikTok, pasi një përdoruese e aplikacionit vuri re se diçka nuk po shkonte në postimin e saj të fundit.

“A mund të thoni se çfarë është fotoshopuar në imazhin pas meje?” Pyeti përdoruesja e aplikacionit duke zmadhuar për të treguar foton e fundit të Kardashian e cila u shfaq pirë një koktej në një pishinë. TikToker-ja më pas tregoi për harkun ekstrem midis shpatullës së Kardashian dhe qafës së saj, duke vënë në dukje, “Kim K është e njohur për fotoshopimin e formave të saj. Pse? Unë nuk e di.”

Caroline më pas e ripërpunoi foton për të treguar se si do të dukej ndoshta supi natyral i Kardashian.

Kjo është, sigurisht, vetëm e fundit nga shumë e shumë herë që Kim Kardashian është përfolur për redaktim të dukshëm fotografish. Ajo ka qenë gjithashtu e njohur për zhdukjen e kërthizës, me të cilën ka bërë shumë bujë shpesh herë.

spot_imgspot_imgspot_img