Njihuni me Kevin, 11 vjeçari autik me koefiçent inteligjence më të lartë se Einstein

Te rekomanduara

Shperndaje

Kevin shënoi koeficentin më të lartë të inteligjencës, duke arritur plot 162 pikë. Kjo e renditi në 1% të njerëzve më inteligjentë në botë. Gjithashtu, Kevin ishte i vetmi fëmijë në testin e zhvilluar dhe sigurisht, individi me pikët më të larta.



Një djalosh 11-vjeçar, i quajtur Kevin Sweeney ka marrë ftesën për t’iu bashkuar MENSA-s (shoqata më e vjetër dhe më e madhe në botë, e përbërë nga persona me koeficientët më të lartë të inteligjencës), pasi bëri një test inteligjence dhe doli me rezultatet më të larta. Po, edhe më të larta se Albert Einstein, Elon Musk dhe Stephen Hawking, gjenitë që frymëzuan epoka.

Por, mesa duket, duhet të ‘hapin krahun’ përballë Kevin-it të vogël, i cili që prej moshës 6-vjeçare dinte në majë të gishtave të gjithë tabelën periodike dhe mund të lexonte edhe përpara se të niste klasën e parë.

Kevin shënoi koeficentin më të lartë të inteligjencës, duke arritur plot 162 pikë. Kjo e renditi në 1% të njerëzve më inteligjentë në botë. Gjithashtu, Kevin ishte i vetmi fëmijë në testin e zhvilluar dhe sigurisht, individi me pikët më të larta.

spot_imgspot_imgspot_img