Nuk kishin problem diferencën 23 vjeçare/ Mes Di Caprio dhe Camila Morrones merr fund lidhja pas 4 vitesh

Te rekomanduara

Shperndaje

Pas më shumë se katër vitesh lidhje, Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone janë ndarë.



Burime të shumta thanë për ‘People’ se çifti nuk është më bashkë.

Aktori dhe modelja u lidhën për herë të parë në dhjetor 2017-ës. 23 vitet e diferencës së moshës, Camila i komentoi njëherë kështu:

“Unë thjesht mendoj se çdokush duhet të jetë në gjendje të jetë me atë që dëshiron të jetë”.

Pavarësisht interesit të lartë të publikut, DiCaprio dhe Morrone bënë përpjekje të mëdha për ta mbajtur romancën e tyre private. Ata kurrë nuk ecën në tapetin e kuq së bashku, megjithëse u ulën bashkë në rreshtin e parë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, në 2020-ën.

Tani, vetëm dy muaj pas ditëlindjes së 25-të të Morrone, burime të shumta thanë për ‘People’ se modelja dhe DiCaprio janë ndarë. Përfaqësuesit e të dyve nuk pranuan të komentojnë mbi lajmet.

Leonardo DiCaprio është padyshim një nga aktorët më të mirë në Hollywood. Roli i tij në filmin “Titanic” e ktheu atë në aktorin më të preferuar të njerëzve në mbarë botën. Në karrierën e tij 30-vjeçare në botën e televizionit ai ka luajtur në vetëm 29 filma. Pasi ka luajtur në shumë më pak filma në krahasim me kolegët e tij, ne na u desh të zbulonim më shumë për jetën e tij.

spot_imgspot_imgspot_img