Plas skandali në pallatin mbretëror, djali sekret i Charles dhe Camilla pretendon fronin 

Te rekomanduara

Shperndaje

Një skandal i ri godet Buckingham Palace, dhe kush e di se çfarë mendon mbretëresha në këtë rast kur djali i supozuar sekret i Charles dhe Camilla kthehet në sulm dhe tani dëshiron fronin. 



Vite pasi tronditi Windsors me deklaratat e tij se ishte djali i Princit Charles dhe Camilla, Simon Charles Dorante-Day i rikthehet sulmit me një seri tjetër pretendimesh. 

Sipas thashethemeve të fundit, 56-vjeçari australian, i cili prej kohësh është vetëquajtur trashëgimtar i mbretit të ardhshëm të Anglisë, tani ka ndërmarrë veprime ligjore duke u përpjekur të shenjtërojë identitetin e tij në sallën e gjyqit të vendit ku jeton. Është ende një mister se çfarë mendon Madhëria për zbulimet e reja të 56-vjeçarit. 

Kush është Simon Charles Dorante-Day, djali i supozuar i Carlo dhe Camilla? 

Simon Charles Dorante-Day ka vite që thotë mediatikisht se është djali sekret i çiftit. Sipas australianit, djali i mbretëreshës Elizabeth II do ta kishte lindur atë 56 vjet më parë, nga lidhja e tij e dashurisë – atëherë në fillimet e saj dhe jashtëmartesore – me Camilla Shand.   

Për të mbështetur tezën e tij, Simon bëri krahasime midis disa fotografive për të nxjerrë në pah atë që, sipas tij, do të ishte një ngjashmëri e pamohueshme me Princin dhe Dukeshën e Cornwall. 

Por kjo nuk është e gjitha: publikisht, përmes rrjeteve sociale, ai e quan veten Princ Simon dhe pretendon se e ka mësuar identitetin e tij të vërtetë nga gjyshja e tij (e cila do të ishte një ish-punonjëse e mbretëreshës).  

A është ky një delirant apo ky mund të quhet si skandali i rradhës, të cilën Mbretëresha nuk e frenoi dot? Kjo pyetje mbase do dojë vite të marrë përgjigjen e vërtetë dhe deri atëherë neve na mbetet të presim. / Përshtati Pamfleti Magazine

spot_imgspot_imgspot_img