Policja e Elbasanit sqaron foton me makinën ‘Hot’: Ju lashë të shpifnit

Te rekomanduara

Shperndaje

BMW, x5 ngjitur është e imja. A do flini më të qetë tani? (Shikoni dhe datat, jo pa qëllim i kam lënë aty).



Anisa Kosteni, efektivja e Elbasanit e cila u pezullua nga detyra pak ditë më parë, pasi ofendoi gazetarët, ka bërë një status në Facebook, ku hedh poshtë lidhjet me botën e krimit.

Në profilin e saj të rrjeteve sociale, ajo ka treguar versionin e vërtetë të historisë me makinën me targa të verdha, që siç thotë ajo, nuk është e saj. Efektivja bën të ditur se do të postojë edhe diplomat e saj për të treguar si i ka marrë gradat në detyrë.

“Vendosa t’ju tregoj versionin e vërtetë të historisë me makinën HOT me targa të verdha. Ju lashë të shpifnit e të imagjinonit lidhjet e mia me bossa krimesh, pushtetarë, etj, etj. Makina është e bukur dhe çuni që e ka është beqar; e kam dhe komshi, but I’m a BMW person ????.

BMW, x5 ngjitur është e imja. A do flini më të qetë tani? (Shikoni dhe datat, jo pa qëllim i kam lënë aty).

Më vonë do postoj dhe diplomat e mia, që t’ju shuhet kurioziteti se si arrita të marr gradën. E di që mbase s’do t’ju interesojë sepse do dilni bllof me të gjitha lajmet që keni nxjerrë për mua, but anyway. Cheers”

Kosteni u pezullua nga detyra pasi ofendoi gazetarët. Reagimi i saj erdhi pas vrasjes së 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku në qendër të Elbasanit, ku policia identifikoi autorin 18-vjeçar Horgito Peqini.

spot_imgspot_imgspot_img