Vetëvrasja e aktorit shqiptar, i afërmi: Fëmija na tha se e ëma e puthi para se të hidhej

Te rekomanduara

Shperndaje

“Fëmija kishte thënë që e ëma e kishte puthur, i kishte thënë mirupafshim dhe ishte hedhur nga dritarja. Policia ka nxjerrë ekspertizën dhe në dokument thotë, nuk ka shenjë që është përdorur forcë”, vijoi ai.



Adem Belliu, i afërmi i aktorit shqiptar Florind Belliu, që i dha fund jetës së tij dhe të gruas së tij disa ditë më parë në Amerikë, ka rrëfyer disa detaje për “Euronews Albania”

Belliu ndër të tjera tha se Florindi dhe Ornela janë hedhur nga dritarja dhe kanë mbetur të vdekur në vend.

Mirëpo, ai rrëfeu edhe se ekspertiza ka treguar që nuk ka pasur shenja dhune.

“E vërteta sipas ekspertizave është që të dy janë hedhur nga dritarja dhe kanë vdekur në vend. Ekspertiza thotë që nuk ka pasur dhunë që të shtyjnë njëri-tjetrin. Është edhe fakti tjetër që fëmija 3 vjeç, pas 5 minutash që policia kishte mbërritur në katin e gjashtë, kishte parë se fëmija po shikonte nga dritarja”.

“Fëmija kishte thënë që e ëma e kishte puthur, i kishte thënë mirupafshim dhe ishte hedhur nga dritarja. Policia ka nxjerrë ekspertizën dhe në dokument thotë, nuk ka shenjë që është përdorur forcë”, vijoi ai.

Sa i takon fëmijëve, ata po qëndrojnë me motrën e aktorit.

Shqipëria u trondit nga vdekja e aktorit 35-vjeçar shqiptar, Florind Belliu dhe bashkëshortes së tij, Ornelës.

Aktori i njohur Irgen Çela, mik i ngushtë me të ndjerin, reagoi në rrjete sociale me anë të një statusi prekës në rrjete sociale.

“Ma copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë. Nuk e besoj që ike kështu bashkë me Ornelën. Nuk më besohet që po bëj këtë status për ty . Je i ngulitur në mendjen time dhe zemrën time për gjith ato kujtime të bukura që kemi bashkë dhe pasionin që ndanim për aktrimin. Ju shkoftë Shpirti në paqe të dyve shoku im i shtrenjtë dhe Zoti i dhëntë forcë familjes tënde në këto momente të vështira

spot_imgspot_imgspot_img